Këngëtarja e njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj ka folur për betejën me Covid-19.
Hadërgjonaj, ka treguar se është prekur nga Covid në shkurt të një viti më parë kur ishte në SHBA. Ajo tregon se e ka kaluar me simptoma të rënda dhe se ishte shtruar në spital.
“Ka qenë një periudhë e frikshme, unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19.
Mbaj mend thirra 911 për me më marrë edhe mu sepse isha krejt e paaftë për t’i përballuar dhimbjet e trupit dhe kur erdhën me më marrë, iu thash ‘ s’po mundem më nga dhimbjet’, pavarësisht se përpiqesha, me dhune pija çajëra, limonë, zvarrë shkoja që t’i zija ato. Dua të falënderoj Zeqë Kuqin (babai i Yllka Kuqit) që janë familja ime e dytë.
Ai ka qenë non-stop me mua në telefon, ai është një kardiolog me një eksperiencë shumëvjeçare dhe janë miqtë e mi më të mirë. Unë merrja një tenxhere me ujë dhe fusja gjethe dafine me shumicë, unë bëja avull dhe hapeshin arteriet e mushkërive dhe në njëfarë forme merrja frymë, vitaminë C nga 2 miligramë në ditë merrja, një serup kolle sepse në Amerikë pa përshkrim të doktorit nuk të japin ilaçe”, ka treguar më tej Albërija.