Futbollisit shqiptar që luan me Arsenal, Granit Xhaka në një intervistë për mediat angleze ka folur në lidhje me sulmet që i kanë bërë tifozët e skuadrës së tij dhe ofendimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Mesfushori ka dëshirë t’i sfidojë ballë për ballë të gjithë ato që e sulmojnë.
Xhaka ka treguar se i kanë ofenduar gruan dhe vajzën e tij të vogël. Të gjithë e dimë që marrëdhënia e lojtarit me tifozët nuk është e mirë, kryesisht pas kartonit të kuq në takimin ndaj Crystal Palace në tetorin e vitit 2019, kur lojtari ironizoi tifozët.
“Unë nuk i shoh ata si mbështetës të klubit tim,” tha Xhaka, i cili foli gjatë për këtë temë në një intervistë të thelluar për “Guardian”. Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: “Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen. “ Përfundon Xhaka.