• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Isha në dijeni” DASH e quajti kampion kundër korrupsionit, Dvorani reagon për herë të parë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Isha në dijeni” DASH e quajti kampion kundër korrupsionit, Dvorani reagon për herë të parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e djeshme Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar ish-kreun e KED Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në Shqipëri.

Në një prononcim për “Zërin e Amerikës, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Ardian Dvorani thotë se e ndan këtë vlerësim me shumë kolegë të tjerë, të cilët kanë bërë përpjekje ndër vite që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zëri i Amerikës: Zoti Dvorani! Si e pritët këtë çmim? Cili është mendimi i parë, reagimi juaj i parë për këtë çmim të Departamentit të Shtetit?

Ardian Dvorani: Reagimi im i parë… Në fakt isha në sallën e gjyqit kur bashkëpunëtorë, kolegë edhe miq më njoftonin për këtë çmim. Sigurisht që kisha një dijeni paraprake se diçka po ndodhte, për një nominim. Sinqerisht ndjehem shumë i vlerësuar dhe jashtëzakonisht krenar që çmim i tillë, me këtë dedikim dhe me këtë përmbajtje më jepet mua nga Departamenti i Shtetit, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjëja e dytë që më vjen më mendje është që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm nuk dua ta mbaj vetëm për vete, por e quaj si një vlerësim dhe dua ta ndaj edhe me shumë kolegë të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, magjistratë, të cilët në vite kanë bërë përpjekje dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje, që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Zëri i Amerikës: Zoti Dvorani! A mund të jepni edhe një koment për eurinë e deritanishme të reformës në drejtësi. Kanë kaluar disa vite, ka shumë kritika për vonesa, si në konstituimin e institucioneve ashtu edhe sa i takon pritshmërisë së lartë për frytet e para të këtyre instituioneve të reja. Si ka ecur deri tani, sipas jush, reforma në drejtësi?

Ardian Dvorani: Vlerësimi im është pozitiv, në radhë të parë. Për sa i përket kohës: kjo ka qenë një reformë e gjithanshme, shumë e thellë, e cila vinte pas gati 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist në sistemin demokratik, që jetojmë. Një reformë e tillë kaq e thellë dhe e gjithanshme, si kudo për reforma të kësaj natyre, do të ketë edhe problematikat e veta pashmangshmërisht. Por unë shikoj atë që është trendi, tendenca dhe ecuria. Në tërësinë e vet reforma është duke ecur hap pas hapi. Madje, kur tek ne bëhen ligje të mira, por nuk zbatohen, isha më pak optimist. Por tani shoh se reforma po jep frytet e saj. Unë them që reforma do të marrë akoma kohë, dhe kërkohet akoma më shumë kohë, sepse nuk është një çështje e thjeshtë, nuk është se ndryshohen një apo dy gjyqtarë, apo disa prokurorë. Kemi institucione të reja, kemi mekanizma të reja kushtetues, të cilat duhet të garantojnë paanësinë, pavarësinë e sistemit gjyqësor, profesionalizmin në dhënien e drejtësisë. Të gjithë këto mekanizma kanë nevojë edhe për kohën e tyre që të ambientohen, të familjarizohen me gjithë kuadrin e ri kushtetues dhe ligjor. Nëse ka vend për mangësi që mund të jenë konstatuar në ligjet e reformës, ato mund të përmirësohen rrugës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ky është një rrugëtim krejt normal.

Pas

E rëndë në Tiranë/ Ndërrojnë jetë nga virusi 3 pacientë në moshë të re, ishin të shtruar në spital

Para

E pazakontë/ ‘Ke shkuar me gruan time’ Kuksiani akuzon 72-vjeçarin, ja si i zhvati 12 mln lekë

Para
E pazakontë/ ‘Ke shkuar me gruan time’ Kuksiani akuzon 72-vjeçarin, ja si i zhvati 12 mln lekë

E pazakontë/ ‘Ke shkuar me gruan time’ Kuksiani akuzon 72-vjeçarin, ja si i zhvati 12 mln lekë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar