• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Trump nuk e njeh humbjen/ Ish-presidenti nuk dorëzohet, mund të kandidojë sërish në 2024

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Trump nuk e njeh humbjen/ Ish-presidenti nuk dorëzohet, mund të kandidojë sërish në 2024
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Donald Trump ka të ngjarë të parashtrojë mundësinë e kandidimit përsëri për president në vitin 2024, tha të hënën organizatori i një konference konservatore që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe ku ish-presidenti do të mbajë fjalimin e tij të parë të rëndësishëm pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Matt Schlapp, kryetari i Bashkimit Konservator Amerikan, i cili do të drejtojë Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando të Floridës, ku zoti Trump do të mbajë fjalimin të dielën, tha se pret që ish-presidenti të flasë për një rol aktiv të tij në politikën e Partisë Republikane.

“Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë ai për vitin 2024, por jam shumë i bindur se ai do ta bëjë të qartë se kjo është një mundësi shumë konkrete,” tha zoti Schlapp për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një përfaqësues i zotit Trump nuk pranoi të komentojë se çfarë mund të thotë ish-presidenti në konferencën katërditëshe. Zoti Trump ka thënë më parë se do të shikojë mundësinë për të garuar përsëri për president. Ai ka sinjalizuar se synon të luajë një rol në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022, ku do të përcaktohet nëse demokratët do të mbajnë kontrollin e Kongresit, duke mbështetur ata kandidatë, që do të sfidojnë republikanët e Kongresit, të cilët votuan për ta hequr ose ndëshkuar atë nën akuzën e nxitjes së trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar.

Por nëse ai flet për të kandiduar përsëri, kjo do të bënte që në kampin republikan të mos dilnin kandidatë të tjerë për Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që aspirantët për garën e vitit 2024 do të grumbullonin në heshtje mbështetës. Kandidatë të tjerë të mundshëm republikanë për zgjedhjet e 2024-s përfshijnë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe guvernatoren e Dakotës së Jugut Kristi Noem, të cilët do të marrin pjesë gjithashtu në konferencën e Floridës.

Një sondazh mes pjesëmarrësve të konferencës mbi preferencat e tyre për 2024-n pritet të krijojë debate në mbarim të konferencës të dielën.

Donald Trump shpenzoi dy muaj pas humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj demokratit Joe Biden duke pretenduar pa fakte se disfata e tij ishte rezultat i mashtrimeve të gjera zgjedhore, një fushatë kjo që përfundoi me trazirat e 6 janarit dhe që i bëri disa republikanë të njohur të dilnin hapur kundër tij. Udhëheqës tradicionalë të partisë, të tillë si senatori Mitch McConnell, do të donin që zoti Trump të anashkalohej, ndërsa mbështetësit e tij besojnë se energjia që ai gjeneron në bazën konservatore të partisë mund t’i ndihmojë republikanët të fitojnë në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

“Donald Trump do të qëndrojë në lojë dhe do të përfshihet në zgjedhjet paraprake. Ai do të japë opinione dhe do të mbajë fjalime. Kjo i frikëson mjaft republikanët tradicionalë. Ata janë shumë të shqetësuar se ai do të vazhdojë të ketë ndikim. Këshilla ime për ta është të mësohen me këtë gjendje”, tha zoti Schlapp.

Ai tha se ish-nënpresidenti Mike Pence, refuzoi një ftesë për të folur në konferencë këtë vit. Analistët thonë se zoti Pence ka patur aspirata për presidencën. “Atij do t’i duhet pak kohë para se të fillojë të bëjë komente publike,” tha zoti Schlapp./VOA

 

Pas

“Do arrestohej live në Rinas” Artan Hoxha nxjerr fotot dhe bën paralajmërimin e fortë

Para

Çfarë do të ndodhë sot në 10:30? Jozefina Topalli del me njoftimin e rëndësishëm

Para
Çfarë do të ndodhë sot në 10:30? Jozefina Topalli del me njoftimin e rëndësishëm

Çfarë do të ndodhë sot në 10:30? Jozefina Topalli del me njoftimin e rëndësishëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar