• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Janë të babëzitur” Rudina Hajdari revoltohet me politikanët në Kuvend, ia pret Ruçi: E kuptoj që je në fushatë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Janë të babëzitur” Rudina Hajdari revoltohet me politikanët në Kuvend, ia pret Ruçi: E kuptoj që je në fushatë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Seanca parlamentare që po zhvillohet aktualisht ka nisur me debate të forta.

Protagonistë ishin deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

E para e mori fjalën Hajdari, e cila foli me tone të ashpra ndaj politikanëve dhe partive të tjera.

Sipas saj, kryeministrit Rama i pëlqen modeli turk, të jetë si sulltan, ndërsa Basha zgjedh që të eleminojë kundërshtarët dhe të sundojë i vetëm pasi i ka shpallur armiq, duke ndjekur modelin rus.

“Imagjinoni një vend ku fëmijët marrin arsim cilësor në shkolla publike. Kanë laboratorë, kushte dhe ngrohje. Një vend ku ligji është i barabartë si për të pasurin e të varfrin, ku prokuroria është e gatshme të nisë hetimet për çdo kryetar të krimit të organizuar, një vend ku ka paga dinjitoze dhe ku askush nuk detyrohet të largojë fëmijët e tij jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri. unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike.

Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimin sepse duan të grabisin çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se Hajdari e mori fjalën si kryetare e Komisionit të Integrimit, por nuk tha asgjë në lidhje me temën.

“Fjalën nuk e more si Rudina Hajdari, po si kryetare e Komisionit të Integrimit. Raporti që keni depozituar këtu s’ka asnjë lidhje me ato që thatë. E kuptoj që jemi në fushatë elektorale, por jam e bindur se nëse do të kishe folur si kryetare, edhe elektoralisht do kishe fituar më shumë”, theksoi Ruçi.

Pas

“Ja zonat me rrezik më të lartë në Shqipëri” Sizmiologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm

Para

E trishtë/ Prej javësh e infektuar me virusin, humb jetën nëna e këshilltarit të Metës

Para
E trishtë/ Prej javësh e infektuar me virusin, humb jetën nëna e këshilltarit të Metës

E trishtë/ Prej javësh e infektuar me virusin, humb jetën nëna e këshilltarit të Metës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar