Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta e ka humbur rolin e presidentit dhe zhvillon takime me elektoratin kryesisht gjatë natës.
Sipas saj është një mungesë logjike politike, një shterim mendimi i një kryeministri në ikje që nuk ka çfarë të thotë.
Kryemadhi shtoi se shqiptarët shqetësohen për situatën aktuale social-ekonomike dhe jo se ku shkon Kreu i Shtetit në fundjavë.
‘Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate.
Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë.
Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë.
Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama.Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën. Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës.’-tha Kryemadhi.