Ai është një nga vrapuesit më të njohur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Sotir Qiriaqin, i cili 10 ditë më parë, humbi bashkëshorten e tij Lori, pasi ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” për shkak të infektimit nga C OVID19.
Ndërkohë, në një lidhje “Skype”, sot në mbrëmje maratonomaku ka folur për programin “Zonë e Lirë” i emocionuar dhe i trishtuar në maksimum
Teksa u përlot ndërkohë që fliste për Lorin e tij të dashur. “Ishte një natë e zymtë, e errët”, tha Sotiri, për dashnoren e jetës së tij, sic e cilësoi dhe ai vetë.
Qiriaqi: Në një natë të errët, të zymtë, vdekja mori bashkëshorten time dhe unë tashmë jam i vetmi trim në luftë, por me shpresë që do luftojë për të, të flas për të. Është një ngjarje e zymtë dhe e vështirë, e kam të vështirë të flas, por meqënëse është studio juaj, dhe ju më ftuat që të shpreh trishtimin dhe ngushëllimet e mia për bashkëshorten time, e cila është në parajsë dhe unë eci me shpresë se një ditë do e takoj.
Curri: Ne të krishterët përveçse ngushëllojmë, urojmë që një ditë ta takoni gruan atje ku nuk ka dhimbje as helme as trishtim, dhe kjo është parajsa. Dhe në fund të gjithë të bashkohemi në mbretërinë e Zotit.
Qiriaqi: Faleminderit për ligjëratën tuaj shumë spirituale. Më ngrohët zemrën time të lodhur, të zhubritur. Jam në dhomën që kam jetuar për 39 vjet me Lorin tim të dashur, me dashnoren time të përjetshme.
Çani: Çfarë ka ndryshuar në javën tënde pa Lorin?
Qiriaqi: Unë kam një sagë të gjatë në jetën time, që në fëmijëri me lodhje me sfida dhe triumfe që e kanë përshkruar jetën time. Në jetën time nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe se kur mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes sime. Shtëpia jonë do të mbetet muze. Çdo send çdo gjë që ka pasur dhe kemi pasur.