Pas 8 vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama mendon se ka lënë një emër të mirë në qytetin e Vlorës.
Ai është kthyer pas në kohë, duke kujtuar periudhën e fëmijërisë kur vinte për vizitë në qytetin bregdetar.
Sipas Ramës përtej emrit që lë njeriu, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë të jetës dhe është shumë i rëndësishëm për të.
“Ndoshta ç’ka unë kam jetuar me Vlorën që i vogël më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është çështje e kujtimeve të mia apo marrëdhënieve, por Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të organizimit të atdheut tonë, motor zhvillimi ekonomik.
Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë, dhe pastaj stacioni ka qenë në anën tjetër ku ka qenë i ndjeri hotel Adriatiku, ishte nga ndërtesat më të bukura të Vlorës dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit dhe më kujtohet shprehja e sime meje, “palmat e Kristo Papajanit” që mbodhi palmat dhe i mbeti emri.
Në këtë aspekt besoj me Vlorën, se edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe të jetë në një moshë që mbase unë nuk do të jem më, por përtej emrit, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë, shumë i rëndësishëm për mua” tha Rama në një intervistë.