Prej javësh tashmë shifrat e të infektuarve nga C OVID19 janë shumë të larta.
Nisur nga kjo situatë, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë kanë bërë thirrje herë pas here që të shmangen grumbullimet.
Por mesa duket politikanët në vendin tonë nuk i zbatojnë rregullat, pavarësisht situatës.
Rasti më i fundit është ai i deputetit socialist Xhemal Qefalia.
Ditën e sotme ai ka mbledhur në Zall Herr në ambient të mbyllur dhjetëra njerëz, të cilët nuk ruanin distancën sociale, por edhe nuk mbanin maskat mbrojtëse.
Këto foto Qefalia i ka publikuar vetë në rrjetet sociale, pa u shqetësuar fare për shembullin jo të mirë që përcjell te publiku.
Kujtojmë se deri më tani janë gjobitur me 50 milionë lekë Monika Kryemadhi, Blendi Klosi, Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho, ndërsa pritet të shohim nëse policia do të marrë një masë të tillë edhe ndaj Qefalisë.