Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama lajmëroi se duke nisur nga dita e dielë do të fillojë dhe vaksinimi i personaliteteve që janë mbi 80 vjeç.
Por edhe pse kjo listë emrash ende nuk është bërë e ditur, mësohet se njëri prej tyre do të jetë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili është 92 vjeç.
Ai konfirmoi në një intervistë për Abc News se do të marrë dozën e parë të vaksinës të dielën në orën 09:30 në ambientet e vaksinimit në stadiumin Air Albania.
Moisiu ka vlerësuar vendimin e qeverisë, pasi u shpreh se mosha e tij e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë.
“Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, tha ai.