• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Depresioni tek gratë- Pesë gjëra që duhet të dini patjetër

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Depresioni tek gratë- Pesë gjëra që duhet të dini patjetër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë.

Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo ndryshon kryekëput nga depresioni.

Ky i fundit është një sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore.

Këtu përfshihet edhe gjumi, ushqyerja apo puna.

Depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat.

Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve biologjikë, hormonalë dhe socialë që prekin gratë.

Në këtë artikull do të mësoni 5 gjëra shumë të rëndësishme që duhet të dini patjetër për depresionin që prek gratë.

Depresioni Është Një Problem Mjekësor

Simptomat e depresionit mund të ndërhyjnë negativisht tek aftësia e grave për të punuar, fjetur, ngrënë dhe shijuar jetën.

Shkaqet  depresionit janë ende të panjohura por ka disa studime që sugjerojnë se kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e një kombinimi faktorësh genetikë, biologjikë, mjedisorë dhe fiziologjikë.

Shumica e njerëzve të prekur nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor që të shërohen.

Me Depresionin Nuk Bëhet Shaka

Miqtë dhe familjarët e të prekurve me depresion mund ta mendojnë si një problem nga i cili mund ta mbledhësh veten.

Depresioni nuk shërohet vetëm duke qenë pozitivë apo duke u përpjekur fort për të qenë të lumtur.

Depresioni nuk është shenjë dobësie e një personi apo një e metë e karakterit.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Pacientët që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për mbështetje emocionale, mirëkuptim, durim dhe kurajo.

Ndjenjat e tyre nuk duhen anashkaluar.

Depresioni Kalohet Vetëm Me Trajtim Mjekësor

Nëse mendoni se vuani nga depresioni, është e udhës të vizitoheni tek një mjek dhe të mos bëni vetë-diagnostikim.

Ndonjëherë, disa medikamente dhe disa sëmundje siç janë ato të tiroides mund të shfaqen me simptoma të ngjashme me depresionin.

Një vizitë tek mjeku mund të shmangë çdo konfuzion të mundshëm.

Sipas të dhënave depresioni është një sëmundje që shërohet vetëm më trajtim mjekësor.

Depresioni Dhemb

Mërzia dhe trishtimi mund të jenë pjesëza të vogla të depresionit.

Por në të vërtetë, njerëzit e depresionuar nuk janë të mërzitur.

Ato përjetojnë simptoma fizike si dhimbjet e ndryshme, kontraktimet apo problemet me oreksin dhe tretjen.

Një person që vuan nga depresioni has probleme me gjumin dhe zgjimin dhe ndihet gjithnjë i lodhur.

Nëse keni përjetuar simptoma e mëposhtme për të paktën 2 javë, atëherë ndoshta mund të jeni prekur nga depresioni.

Ndjesi ankthi ose boshllëku,

Ndjesia e të qenit të pashpresë ose pesimistë,

Acarim,

Ndjenjë faji, braktisjeje dhe të qenit pa vlerë.

Mungesë energjie dhe lodhje

Vështirësi në fjetje, zgjim ose fjetje për orë të gjata,

Humbje interesi për aktivitetet e pëlqyera më parë,

Vështirësi në përqendrim, kujtesë apo vendimarrje,

Ndryshime në oreks,

Mendime që kanë të bëjnë me vetëvrasjen ose vdekjen,

Dhimbje të ndryshme trupore pa ndonjë shkak fizik.

Është shumë e rëndësishme që gjatë takimit me mjekun të jeni të sinqertë, të qartë dhe të përpiktë në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur.

Disa Lloje Të Depresionit Prekin Vetëm Gratë

Gratë pësojnë ndryshime dramatike fizike dhe hormonale.

Ato ndodhin gjatë periudhës pas lindjes, para menopauzës apo ciklit menstual.

Depresioni pas lindjes është një problem shumë serioz dhe mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha për nënën e re.

Simptomat e depresionit nuk janë të njëjta për çdo grua dhe ashpërsia e tyre varet nga individi dhe organizmi.

Depresioni Është I Kurueshëm

Depresioni mund të kurohet me medikamente dhe terapi me psikiatrin.

Nëse këto dy trajtime nuk funksionojnë atëherë njeriu ka nevojë për trajtime të tjera që stimulojnë trurin

Këshilla është që patjetër të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org

 

 

Pas

Nuk e kishim parë kështu/ Albin Kurti ‘harron’ politikën, shikoni si e hedh vallen në dasëm (VIDEO)

Para

Lufta ndaj virusit/ Flet e bindur Silva Bino: Ja çfarë na pret në muajin shtator

Para
Lufta ndaj virusit/ Flet e bindur Silva Bino: Ja çfarë na pret në muajin shtator

Lufta ndaj virusit/ Flet e bindur Silva Bino: Ja çfarë na pret në muajin shtator

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar