• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vendimi/ Dyfishohet deri në qershor pagesa e ndihmës ekonomike; Ja kategoritë që do përfitojnë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
U emërua 2 vite më parë, mirëpo punën ja bën vjehrra që ka dalë në pension
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet pa të ardhura që trajtohen me ndihmë ekonomike, jetimët, viktimat e trafikimit dhe dhunës do të përfitojnë për 6 muaj dyfishin e ndihmës ekonomike. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Në dokument thuhet se masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për familjet në nevojë me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia e Covid-19.

“Për përfituesit e ndihmës ekonomike, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për një periudhë 6- mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19.”. Ngarkohen të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në dokument.

Kategoritë përfituese të masës shtesë financiare për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë:

-familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;
-jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
-prindër me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
-viktimat e trafikimit pas daljes institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
-viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen nga institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes dhe shkon deri 150% e masës të pensionit social të indeksuar. Masa e ndihmës ekonomike indeksohet nga Shërbimi Social Shtetëror sa herë indeksohet pensioni social.

Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike. Në Paketën Financiare 1 në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua Masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe Masa 3 – dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishua për 3 muajt e periudhës të karantinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave 3 këstet e ndihmës ekonomike të dyfishuar u përfituan nga rreth 63 mijë familje. Në total fondi i shpërndarë ishte në vlerën e 754,2 mln lekëve.

Nga dyfishimi i pagesës të papunësisë 3 këste u përfituan nga 3,100 qytetarë. Fondi i shpërnadrë në ndihmë të tyre ishte 168 mln lekë./ Monitor

Pas

Ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë të pandemisë: “Muajt e ardhshëm mund të jenë një makth”

Para

Aksion në Shkodër/ Policia mësyn brenda në lokal dhe ja çfarë gjen. Dy persona në pranga (VIDEO)

Para
Aksion në Shkodër/ Policia mësyn brenda në lokal dhe ja çfarë gjen. Dy persona në pranga (VIDEO)

Aksion në Shkodër/ Policia mësyn brenda në lokal dhe ja çfarë gjen. Dy persona në pranga (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar