Pas më shumë se një viti kohë që pandemia ka pushtuar botën, teori të ndryshme qarkullojnë për këtë virus.
Së fundmi një studim i ri thekson se C OVID19 mund të shkaktojë dhe dëmtim të syve të personave të infektuar që kanë simptoma të rënda.
Artikulli është botuar në revistën Radiology, ku studiuesit kanë shqyrtuar rezonancën magnetike të 129 pacientëve në gjendje kritike në Francë, në një periudhë kohore mes 4 marsit dhe 1 majit.
Testet e avancuara treguan se 9 nga 129 pacientë ose 7% e tyre kishin një ose disa dëmtime në pjesën e syve. Ato ishin kryesisht dëmtim ose bllokim i mundshëm i enëve të gjakut, gjakderdhje të vogla në sy ose prishje të fijeve nervore. Të gjithë, përveç njërit prej pacientëve të prekur kishin dëmtime në të dy sytë.
“Të dhënat tona mbështesin nevojën për shqyrtim dhe ndjekje të pacientëve për të siguruar trajtimin e duhur dhe për të përmirësuar menaxhimin e shfaqjeve potencialisht të rënda ofiologjike”, thanë autorët e studimit.