Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka denoncuar një 32-vjeçare nga qyteti i Beratit me motivin se e shqetësonte duke e telefonuar gjatë gjithë ditës.
Referuar informacioneve, prej rreth dy javësh vajza e telefononte në mënyrë të vazhdueshme mjeken Çomon duke e fyer atë. Marrë shkas nga një situatë e tillë, mjekja është paraqitur në polici ku dhe ka bërë denoncim.
Menjëherë pasi denoncoi rastin, policia mori në pyetje 32-vjeçaren. Në dëshminë e saj, 32-vjeçarja ka mohuar të ketë shqetësuar pikërisht shefen e Infektivit në telefon teksa ka thënë se donte të telefononte dikë tjetër.
Vajza ka deklaruar se nuk ka patur për qëllim shqetësimin e mjekes megjithëse nuk e dinte se ishte numri i saj.