Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në këto zgjedhje kanë votuar mbi 46% e qytetarëve, të cilët kanë hedhur votën e tyre për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit.
Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit është publikuar edhe “Exit Poll-i” i parë nga PIPO, Instituti i Prishtinës për Studime Politike.
Referuar këtij “Exit Poll-i” Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin ka marrë edhe numrin më të madh të votave. është votuar nga 41.8% e qytetarëve, që përkthehet në 52 deputetë.
Më poshtë, në vend të dytë qëndron PDK me 16.5% të votave, ose 20 deputetë. LDK ka marrë 19 mandate, ose e thënë ndryshe 15.2% të votave.
AAK e Ramush Haradinaj ka marrë 7.2% të votave dhe sipas këtij rezultati do të ketë 9 deputetë në parlamentin e Kosovës.
Duke u bazuar në këto rezultate, Vetevëndosjes do t;i duhet të bëjë një koalicion për të formuar qeverinë, pasi qeveria e re duhet të ketë të paktën 61 deputetë.