Zëvendës ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj, paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes, pasi pritet sërish që të nisin reshjet.
Në një intervistë dhënë për Report Tv, ai ka thënë se në 24 orët e fundit moti do të përkeqësohet, temperaturat do të ulen dhe reshjet e dëborës do të fillojnë sërish. Sipas Xhafajt, pritet një ulje drastike e temperaturave pas orës 18:00, e për këtë arsye këshilloi qytetarët që të shmangin lëvizjet sa të munden.
“Që nga dita e djeshme me përkeqësimin e kushteve janë marrë një sërë masash. Është rritur numri i mjeteve që merren me pastrimin e borës kemi qenë në mbikqyrje të këtyre kontraktorëve. Deri tani sa i përket të gjithë rajonit jugor situata është stabël. Zgjedhim këtë moment për të bërë dhe njëherë thirrje për qytetarët me uljen e temperaturave dhe me rinisjen e reshjeve. Ka një domosdoshmëri që qytetarët të ndjekin rregullat e qarkullimit sidomos në ato akdse ku ka probleme. Të kufizohen lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike.
Situata pritet të përkeqësohet me uljen e tmeperaturave në disa zona. Kufizoni lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike. Nga ora 18:00 e tutje pritet një ulje drastike e temperaturave dhe në zona fushore, si bashkia Elbansan ku jam tani do kete problematika. Do ketë ngrica”,- tha ai.