Gazetari i njohur Andi Bushati ka treguar së fundmi se ka mundur të mbërrijë në shtëpi pa ndihmën e askujt, pas disa orësh i bllokuar në Lezhë për shkak të motit të keq.
Ai shkruan i revoltuar kundër masave të marra nga shteti, madje duke mos harruar të përmendë dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Sipas Bushatit, shfaqjet e qeverisë përballë situatave të tilla janë fatkeqësi dhe se do i kuptonte nëse do dilnin dhe do thonin që kaq fuqi kanë.
Bushati vijon më tej duke shkruar se qeveria të cilën e quan ‘shkër**ë’ edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës.
REAGIMI I PLOTE I ANDI BUSHATIT:
Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa
rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje.
Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…
Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës…
I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi…