Covid-19 i mori jetën sot ish-kampionit shqiptar të mundjes, Dashamir Prela. 62-vjeçari, që jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-së u infektua me Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Gjatë karrierës së tij, Petrela përfaqësoi Partizanin dhe Shqipërinë. Ai arriti të shpallej edhe kampion kombëtar. Me vdekjen e tij u shënua edhe një tjetër humbje për sportin shqiptar.