Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rënia ekonomike nga C*vid-19 do të shtojë numrin e të varfërve në nivel global

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Rënia ekonomike nga C*vid-19 do të shtojë numrin e të varfërve në nivel global
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

130 milionë njerëz më shumë nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Në vitin 2021, varfëria do të rritet në nivele që nuk janë parë kurrë prej një dekade dhe qeveritë do të përpiqen t’i përgjigjen kësaj krize. Banka Botërore parashikon se pandemia do të rrisë me deri në 150 milionë numrin e njerëzve ekstremisht të varfër, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Nga viti 1990 deri në 2019, numri i tyre ra nga 36% e popullsisë së botës në 8%. Tani, ai është duke u rritur për herë të parë që nga viti 1998. OKB thotë se 240-490 milionë njerëz në 70 vende do të mbeten në “varfëri shumëdimensionale”, që përfshin mungesën e strehimit bazë ose fëmijë të uritur, shkruan The Economist.

Pjesa më e madhe e të varfërve të rinj do të jenë në Azinë Jugore dhe Afrikën Nënsahariane. Të varfrit e qytetit do të jenë në gjendje më të vështirë se të varfrit në zonat rurale, sepse ata nuk mund ta sigurojnë vetë ushqimin dhe kanë tendencën të punojnë në sektorë informalë që nuk janë rimëkëmbur shpejt nga pandemia (për shembull, si shërbëtorë ose shitës në rrugë).

Shumë personave iu mbaruan kursimet në vitin 2020. Pjesëtarët e familjes jashtë vendit ndalën së dërguari para. Shumë njerëz shitën sende vetjake me vlerë, si bizhuteri. Miliona do të kthehen në fshatrat e tyre. Shumë fëmijë do të lënë shkollën për të punuar.

Programi Botëror i Ushqimit nga OKB parashikon se uria akute do të dyfishohet deri në fund të vitit 2020: 130 milionë njerëz më shumë nuk do të kenë ushqim të mjaftueshëm. Pasojat afatgjata do të jenë të tmerrshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël, rritja fizike dhe zhvillimi mendor i të cilëve do të vonohen. Ndërprerja e kujdesit shëndetësor nga pandemia do të thotë se më shumë nëna do të vdesin gjatë lindjes dhe më shumë njerëz do të vdesin nga sëmundje kronike, si diabeti dhe sëmundje të parandalueshme si malaria, në vitin 2021.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

E gjithë kjo vuajtje do të përkeqësojë paqëndrueshmërinë politike dhe trazirat shoqërore. Shtetet e brishta në prag të konflikteve të armatosura, do të përjetojnë përleshje. Disa mund të përshkallëzojnë në luftë civile. Rritja e pabarazisë dhe zhgënjimi në masë mund të çojë në protesta. Dhe në një kohë kur pothuajse çdo shtet po përballet me krizat e veta brenda vendit, përpjekjet për të ndihmuar kombet më të rrezikuara do të jenë të kufizuara. Në hijen e pandemisë, murtaja e varfërisë do të përhapet edhe më tej./ Monitor

Pas

E trishtë/ Co*id-19 i merr jetën ish-presidentit të Tiranës (Foto)

Para

Këngëtarja Rita Ora “ndez” New Yorkun me veshje tradicionale shqiptare

Para
Këngëtarja Rita Ora “ndez” New Yorkun me veshje tradicionale shqiptare

Këngëtarja Rita Ora “ndez” New Yorkun me veshje tradicionale shqiptare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës

39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës

nga Fast News
17:24 | 12/03/2026
0

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

nga Fast News
17:22 | 12/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

nga Fast News
16:21 | 11/03/2026
0

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

nga Fast News
16:06 | 11/03/2026
0

Recent News

39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës

39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës

17:24 | 12/03/2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

17:22 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora