Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur Japoninë gjatë ditës së sotme. Ai u ndje më i fortë në prefekturat e Miyagi dhe Fukushimës. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një paralajmërim për tsunami.
Megjithatë, si një masë paraprake autoritetet kanë apeluar qytetarët që jetojnë afër bregdetit që të lëvizin në toka me lartësi më të mëdha, pasi lëkundjet mund të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim.
Në Fukushima ndodhet edhe centrali bërthamor nr.1, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë anomali.