Një lajm i hidhur vjen sot nga qyteti i Gjirokastrës.
Mësohet se pedagogu i Universitetit “Eqerem Çabej’” Luis Seiti, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjecare pasi ishte infektuar me C OVID19.
Prej ditësh i riu po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve Seiti kishte përfunduar karantinën prej 3 ditësh, ndërkohë ishin prekur dhe prindërit e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili ka shkruar dhe një mesazh prekës.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seiti, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës.
Ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe të afërmve.
Covid-19 po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa edhe më të frikshme. Mjaft me fjalë boshe duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë.
Nuk mund të lihet situata në rënie të lirë. Siguroni vaksina. Kufizimi i orarit dhe maskat nuk mjaftojnë.
Janë në rrezik jetë njerëzish dhe shëndeti publik.
Për 11 muaj nuk vutë në zbatim asnjë strategji. Lini propagandën dhe krijoni urgjentisht një strategji efektive që të mos dëgjojmë lajme të tilla humbje jete që na trishtojnë e pikëllojnë të gjithëve.”, njofton ish-deputeti Tavo.