Një tjetër lajm i hidhur vjen së fundmi në rradhën e bluzave të bardha.
Mësohet se mjeku i njohur Hiqmet Sherra ka humbur jetën si pasojë e C OVID19.
Ai ishte shtruar në spitalin C OVID3, por nuk ka mundur dot të fitojë betejën me k oronavirusin.
Shqerra që ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Spitalit Psikiatrik në Elbasan, është ndarë nga jeta pak pas mesnate, në moshën 82-vjeçare.
Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjekësisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.
Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.
Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.