Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet 8,1 miliardë euro

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet 8,1 miliardë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasuria financiare e shqiptarëve vlerësohet të jetë pak më shumë se një trilion lekë ose rreth 8.1 miliardë euro. Ky tregues llogaritet si diferenca mes mjeteve dhe detyrimeve të individëve në produkte dhe instrumente financiare.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit dhjetor 2020 1.1 trilionë lekë depozita në sistemin bankar. Këtyre iu shtohen edhe investimet në tituj financiarë, qoftë direkt apo nëpërmjet fondeve të investimit. Sipas Ministrisë së Financave, investimet e individëve në bono dhe obligacione, në fund të muajit shtator 2020, kishin vlerën e afro 77 miliardë lekëve.

Ndërkohë, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) asetet neto të fondeve të investimit në fund të 9-mujorit ishin rreth 67 miliardë lekë, në pjesën dërrmuese të zotëruara nga individët. Një investim tjetër, që ka marrë përmasa të konsiderueshme në vitet e fundit, është ai në obligacione të shoqërive tregtare. Shifra më e fundit e publikuar nga AMF i takon vitit 2019, kur vlera e obligacioneve të korporatave llogaritej në rreth 7.5 miliardë lekë, të mbajtura në pjesën më të madhe nga individë.

Në total, asetet financiare të zotëruara nga individët arrijnë në mbi 1.2 trilionë lekë. Po të zbresim kredinë për individë në sistemin financiar, që në fund të nëntorit 2020 kishte vlerën e 199 miliardë lekëve, shuma e ngelur prej gati 1.1 trilionë lekësh përbën atë që në nivel makroekonomik mund të quhet pasuria financiare e shqiptarëve; të paktën ajo e investuar në instrumente financiare formale.

Krahasuar me fundin e vitit 2019, ky tregues është rritur me rreth 3.5%. Rritja e pasurisë financiare gjatë vitit të krizës më të ashpër prej 23 vjetësh lidhet kryesisht me rritjen e prirjes për të kursyer mes individëve dhe familjeve, tendencë kjo e ngjashme edhe në ekonomitë e tjera.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

E matur për frymë, pasuria financiare e shqiptarëve do të rezultonte në rreth 353 mijë lekë apo afërsisht 2850 euro. Në terma të pasurisë për frymë, ky tregues është rritur pak më shumë, me rreth 4.1% në bazë vjetore. Rritja më e lartë e pasurisë financiare, matur për frymë ka ndodhur për shkak të fenomenit të vazhdueshëm të uljes së popullsisë së vendit.

Sidoqoftë, në realitet pasuria e shqiptarëve është mjaft e polarizuar dhe e pabarabartë. Sipas statistikave që publikon çdo vit Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në fillim të vitit 2020 rreth 3.3% e depozituesve në sistemin bankar zotëronin 46% të totalit të depozitave bankare. Në numër, janë rreth 96 mijë shqiptarë që së bashku zotërojnë depozita për një vlerë totale prej 551 miliardë lekësh ose 4.4 miliardë eurosh./Monitor

Pas

Matura Shtetërore 2021/ Ministria e Arsimit nxjerr njoftimin me rëndësi, ja datat e provimeve

Para

Krimi kibernetik/ Policia e Shtetit: Kujdes, ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në Whatsapp, ja si duhet të veproni

Para
Krimi kibernetik/ Policia e Shtetit: Kujdes, ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në Whatsapp, ja si duhet të veproni

Krimi kibernetik/ Policia e Shtetit: Kujdes, ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në Whatsapp, ja si duhet të veproni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

nga Fast News
16:21 | 11/03/2026
0

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

nga Fast News
16:06 | 11/03/2026
0

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

nga Fast News
16:01 | 11/03/2026
0

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

nga Fast News
14:58 | 11/03/2026
0

Recent News

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

16:21 | 11/03/2026
Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

16:06 | 11/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora