• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Dëbimi i diplomatëve/ Acarohen raportet e Rusisë me Europën, vjen paralajmërimi i fortë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Dëbimi i diplomatëve/ Acarohen raportet e Rusisë me Europën, vjen paralajmërimi i fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomatët e dëbuar nga Rusia akuzohen, se kanë marrë pjesë në demonstratat për kritikun e Kremlinit Alexej Navalny. Të prekur janë edhe diplomatë gjermanë.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi, se ka shpallur „persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në „protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny.

Atyre u është kërkuar që „në një ardhme të afërt” të largohen nga Rusia. Ministria nuk deklaroi numrin e saktë të diplomatëve të dëbuar. Ministria e Jashtme në Moskë i akuzon diplomatët, se kanë marrë pjesë në demonstratat më 23 janar në Shën Peterburg dhe në Moskë. Rusia një veprim të tillë e konsideron si të “papranueshëm dhe jo në përputhje me statusin diplomatik”.

Qeveria gjermane reagoi ashpër: “Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha kancelarja Angela Merkel para gazetarëve në Berlin.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha, se dëbimi „nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën.

 

“Nëse Federata Ruse nuk e rimendon këtë hap, ai nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi Maas.

Ministria e Jashtme në Berlin ndërkohë e ka thirrur ambasadorin rus për një „bisedë urgjente”. Sekretari i shtetit Miguel Berger „i ka bërë të qartë qendrimin gjerman” ambasadorit rus Sergej Netshajev, thuhet më tej.

Edhe Polonia e ka thirrur ambasadorin rus në Varshavë.

Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qendrim tërësisht të paargumentuar.

Në protestat pa leje në janar në mbarë vendin morën pjesë dhjetëra mijëra vetë. Pas protestave pati arrestime të mijëra vetëve. Maas tha, se diplomati i prekur gjerman, ka qenë në vendin e ngjarjes duke kryer detyrën e informimit me mjete ligjore lidhur mbi zhvillimet, sikurse është e parashikuar në Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Russland | Josep Borell trifft Außenminister Sergei Lavrov in MoskauTakimi Sergej Lavror – Josep Borrell

Marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve të BE-së janë të rënduara që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë. Tensionet u shtuan edhe më shumë prej rastit Navalny. Kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin në mes të janarit pas kthimit nga kurimi në Gjermani u arrestua në Moskë dhe më pas u dënua me disa vite burgim. Ai qëndroi në Gjermani për trajtim mjekësor pas një sulmi me lëndë toksike, për të cilin ai bën përgjegjëse qeverinë ruse.

Ndërkohë i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë. Lidhur me rastin Navalny, Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet europiano-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”. Të dyja palët megjithatë shprehën vullnetin për vazhdimin e dialogut. Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve europiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.

Të martën (02.02) një trup gjykues në Moskë vendosi që dënimin me kusht për Navalyn nga viti 2014 ta kthejë në dënim me burgim mbi 2 vjet. Të premten (04.02) Navalny sërish doli para gjyqit për një tjetër proces: 44 vjeçarin e akuzojnë, për shpifje ndaj një veterani të luftës. Opozitarin edhe në këtë rast e kërcënon një dënim me disa vjet burgim./DW

Pas

Si i rezistoi kursi i këmbimit valutor krizës së pandemisë

Para

“Qeveria nuk ka shkop magjik” Rama flet hapur nga Gjirokastra: Ka shumë punë për të bërë, unë hyj te të pakënaqurit

Para
“Qeveria nuk ka shkop magjik” Rama flet hapur nga Gjirokastra: Ka shumë punë për të bërë, unë hyj te të pakënaqurit

“Qeveria nuk ka shkop magjik” Rama flet hapur nga Gjirokastra: Ka shumë punë për të bërë, unë hyj te të pakënaqurit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar