Mbrëmjen e sotme ish-deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar se kryeministri Edi Rama lëviz me ushtri, ka dy badigardë që mbajnë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash.
Sipas tij kreu i qeverisë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të marrë charterin dhe do ikë për në lindje.
“Rama nuk kafshon dot askënd dhe asgjë, më tepër njihet si lëpirës se sa kafshues. Është tentativë për diçka. Për mua ka disa interesa, duke bashkuar edhe sulmin ndaj Evropës, ndaj Francës në veçanti.
Është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij dhe paratë e pista. Është një mesazh që ai i thotë ‘mos më braktisni se unë ju mbroj deri në fund edhe përballë Amerikës’. Sulmi ndaj perëndimit mund të jetë më i thellë.
Ai po sulmon këdo, Rama ka një aeroport privat (përmend Rinasin), ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ‘turkish’. Mos u habisni që pas 25 Prillit të marri charterin dhe të iki në lindje. Rama bredh me ushtri, ka dy bodyguard që kanë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash”, tha Edi Paloka.