Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Karpen të Kavajës.
Mësohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit B.G, 70 vjeç.
Por më pas ata janë hasur me rezistencën e familjarëve.
Sipas policisë gjatë kësaj tentative kanë mbetur të plagosur shtetasi A. G, 13 vjeç dhe nëna e tij shtetasja, R. G, 47 vjeç.
“Për pasojë është lënduar shtetasi A.G, 13 vjeç dhe shtetasja R.G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.’