Informacionet mbi përhapjen e Covid-19 po mbizotërojnë në të gjitha mediat botërore. Dhjetëra, qindra persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Koronavirusit në Kinë. Por si transmentohet Covid-19 dhe çfarë duhet të bëjmë që të mbrohemi?
Sa shpejt përhapet sëmundja më e re e mushkërive?
Duhet të dimë se kjo sëmundje përhapet shumë shpejt. Disa dhjetëra persona të cilët më herët ishin të sëmurë kronikë kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm.
Si transmentohet virusi?
Autoritetet kineze kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Mirëpo ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, që është njeriu. Infektimet e para u lokalizuan në një treg peshku.
Çfarë masash duhet të merrën?
Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende është në diskutime nëse duhet shpallur apo jo gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo përkthehet në masa izolimi, kontrolle kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit si dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar, shkruan DW.
Masa tjetër janë rregullat e sjelljes dhe higjienës. Mënjanimi i kontaktit me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes apo edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja sa më shpesh e duarve, kryesisht me persona të sëmurë.