Një lajm i trishtë vjen së fundmi nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mësohet se ka ndërruar jetë në moshë të re Amarildo Mekollari, një nga themeluesit kryesorë të LRI.
Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-deputetja e kësaj force politike Erisa Xhixho.
Me anë të një dedikimi prekës, ajo e kujton mikun dhe bashkëpunëtorin e saj me fjalët më të ndjera.
REAGIMI I PLOTE
Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.
Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.
Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.
Do na mungosh shumë.
Ngushellime Betës dhe familjes