Sot në mbrëmje ish-kryeministri Fatos Nano ka rikujtuar historinë e së motrës, e cila vuajti vetëm për faktin sepse u dashurua me djalin e një familjeje të persekutuar.
Nano rrëfeu në “Opinion” se si pasojë e këtij vendimi ajo qëndroi për 5 vite mësuese në Laç.
“Siç morën në qafë motrën time. Ra në dashuri dhe u martua me një djaë që vinte nga një familje të persekutuarish. Mbaroi shkollën dhe e çuan në gjimnazin e Laçit. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain,”- tha Nano.