Është mësuar se kush mund të ketë qenë shënjestra e të shtënave me armë zjarri paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Bëhet me dije se është 27-vjeçari Inez Hajrulla, të cilin kanë tentuar ta vrasin këtë të premte në lorë.
Gjatë shkëmbimit me armë zjarri mes dy mjeteve në lëvizje, mbeti i plagosur 58-vjeçari Dajko Cenodemaj, i cili ishte duke pirë kafe në një lokal aty pranë.
Pas të shtënave autorët e përplasjes me armë u larguan me mjetet e tyre në rrugicat e pallateve të zonës. Ndërkohë pak pas ngjarjes policia gjeti një makinë tip Land Rover të djegur në zonën e Babicës, e cila mendohet të jetë përdorur nga një prej dy grupeve.
Mësohet se 27-vjeçari i ka shpëtuar një atentati në nëntor të vitit 2017, kur makina me të cilën udhëtonte u hodh në erë.
Dyshohet se shkak për atentatet e përsëritura ndaj 27-vjeçarit, mund të jetë bërë ndonjë pazar i prishur droge. I riu njihet në qytetin bregdetar si djali i një biznesmeni në Vlorë, i cili ka edhe një lokal.