Me pretendimin se presidenti Refik Halili i kishte ndërhyrë për një lojtar dhe në strategjinë e punës, trajneri Nevil Dede u largua pak ditë më parë nga ekipi i Tiranës.
Ish-kapiteni i bardhebluve e mori në drejtimin e tij ekipin 25 herë kampion me mirëkuptimin e kreut të FSHF Armando Duka, i cili pranoi largimin e trajnerit nga Kombëtarja U-19, në një periudhë qetësie për 19-vjeçarët kuqezinj.
Por sipas gazetës “Panorama Sport”, mësohet se së fundmi Dede është një nga kandidatët potencialë për t’u ulur sërish në krye të Kombëtares U-19.
Largimi me mirëkuptim dhe njohja e mënyrës së punës dhe brezit të të rinjve në strukturën e ekipeve kombëtare pranë FSHF-së mund të jenë faktorë që të bëjnë të mundur që Duka të pranojë rikthimin e Dedes, aty ku e la punën me 19-vjeçarët e Shqipërisë.