“Së shpejti” Rama i habit të gjithë, poston videon e pazakontë nga stadiumi “Air Albania”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se një 30 vjeçar me iniciale L.M ka ndërmarrë një akt ekstrem duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja u shënua në Yzberisht, ndërkohë nuk dihet ende arsyeja përse i riu e ka kryer këtë akt por dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.