• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“U lodhëm nga ai” E vrau babai, zbardhen dëshmitë tronditëse për Albert Krasniqin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“U lodhëm nga ai” E vrau babai, zbardhen dëshmitë tronditëse për Albert Krasniqin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kanë dalë detaje të reja për Albert Krasniqin, i riu që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi disa ditë më parë në Prishtinë.

Motra e viktimës dhe xhaxhai kanë dhënë disa dëshmi, të cilat do ti hedhin më shumë dritë ngjarjes së rëndë.

Policia atë ditë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me motrën e të ndjerit, e cila kishte arritur tashmë aty.

Nga raporti i zyrtarëve policorë, zbulohet se motra e viktimës ka deklaruar se e tërë familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skënder Krasniqit, se klienti i tij e ka vrarë të birin në mënyrë aksidentale.

“Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na maltretuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”.

Kështu ka deklaruar para zyrtarëve të policisë motra e Albert Krasniqit.

Edhe xhaxhai i viktimës ka dhënë një tjetër dëshmi ku dalin në pah sërish telashet brenda familjes Krasniqi.

“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë. Ai ka qenë duke përdorur drogë me të madhe, sa që nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë xhaxhai i Albert Krasniqit, sipas raportit.

Xhaxhai i viktimës ka deklaruar gjithashtu se Albert Krasniqi ka qenë i dhunshëm me tërë familjen.

Njësoj si xhaxhai, edhe motra e viktimës u ka thënë zyrtarëve policorë se vëllai i saj kishte qenë problematik, dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ajo po ashtu ka deklaruar se Albert Krasniqi çdo herë i kishte shkaktuar probleme familjes.

Por, ndryshe nga motra dhe xhaxhai i Albert Krasniqit, avokati mbrojtës i Skënder Krasniqit, i cili ka pranuar ta ketë vrarë të birin e tij, është munduar të minimizojë problemet në familjen Krasniqi, duke hedhur poshtë mundësinë e një vrasjeje me paramendim.

“Vrasja ishte aksidentale”, është shprehur avokati Ramiz Krasniqi.

Skënder Krasniqi, pasi është dërguar në stacion policor, i janë marrë mostrat e parafinës. Aty është bërë fotografimi i tij, dhe atij i është ofruar ndihmë mjekësore, thuhet në një raport policor.

Para zyrtarëve policorë aty, Skënder Krasniqi, siç ka mësuar Sinjali, ka deklaruar se arma e zjarrit, revole, ka qenë e të birit të tij, Albert Krasniqi, me të cilin ai ka thënë se para vrasjes kishte pasur mosmarrëveshje dhe kontakt fizik në vendin ku ka ndodhur vrasja.

Menjëherë pas shkrepjes së armës, Skënder Krasniqi e kishte thirrur Policinë. “Hajdeni se e kam vrarë djalin tim, Albertin”, kishte thënë ai.

Sipas raportit të hetuesit që ka pranuar thirrjen e Skender Krasniqit, ky i fundit ka thënë se pas përplasjes me Albert Krasniqin, ka arritur t’ia marrë të birit armën e zjarrit, por se nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas dhe as se si ka ardhur deri te shkrepja e armës.

Raporti thekson se në vendin e ngjarjes është parë viktima, Albert Krasniqi, i shtrirë në tokë, në shpinë. Nga ekzaminimi i jashtëm, në pjesën e përparme të gjoksit të Albert Krasniqit është parë një vrimë hyrëse, ndërsa në pjesën e prapme një vrimë dalëse, që dyshohet t’ia ketë shkaktuar plumbi i shkrepur, thuhet në raport.

Në stacionin policor ku është dërguar, Skender Krasniqi është marrë në pyetje në praninë e avokatit, dhe ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Viktima, Albert Krasniqi, ishte i njohur për Policinë e Kosovës, teksa kishte të kaluar kriminale. Ai madje ishte në kërkim nga Policia mbi dyshimet për dhunë në familje dhe sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas një dokumenti Albert Krasniqi ishte i dyshuar për 19 vepra penale.

Pas

Nuk e dinim më parë/ E kanë shumica e shqiptarëve, ja çfarë tregon shenja e vaksinës në krah

Para

E trishtë/ Ish-deputeti i PD në zi, humb parakohe njeriun e shtrenjtë të familjes

Para
E trishtë/ Ish-deputeti i PD në zi, humb parakohe njeriun e shtrenjtë të familjes

E trishtë/ Ish-deputeti i PD në zi, humb parakohe njeriun e shtrenjtë të familjes

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar