Mbrëmjen e sotme në Shqipëri, në vetëm pak minuta janë shënuar dy aksidente. Për pasojë, janë aksidentuar 4 persona, një çift të moshuarish dhe dy kalimtare.
Në Fier, makina tip ‘Seat’ ka përplasur çiftin e të moshuarve. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake mësohet se të moshuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident është shënuar edhe në Unazën e Re në Tiranë. Automjeti i shtetasit me iniciale E.H, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.
Për pasojë dy kalimtare janë përplasur nga mjeti. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe. Ato janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.