Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjsitruar 901 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe 11 viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 3864 testime.
Vjen edhe një lajm i mirë. Në 24 orë janë shëruar 507 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke nisur nga maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancimin fizik si dhe duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.