Keisi Medini, vjaza e këngëtarit të njohur, Sabianit, ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur disa kohë më parë.
Në emisionin “Glamour Zone” ajo ka treguar se kur kishte dalë me shoqet në një lokal në zonën e Bllokut, një fans i saj e ka “përndjekur” në mes të natës. Kjo e ka trembur shumë modelen, e cila tha se më pas i kishte kërkuar të atit ta merrte me makinë.
“Po, ishte një rast që ka ndodhur disa kohë më parë. Isha në Bllok, me shoqet e mia dhe një djal që ishte fans, vjen dhe më prek në shpatull, pa më folur. Unë u tremba, mëpas më tha: Ti je Keisi? Po i thash. Ai dëshironte një foto, por më trembi shumë nga mënyra si erdhi dhe u prezantua. Mëvonë kur u largova me shoqet nga lokali, na ndoqi në mes të natës. Erdhi më mori babi me makinë, dhe vetëm kështu u qetësova”, është shprehur ajo.