Zv,ministri i Financave, Besard Kadia, i cili pak kohë më parë ka qenë ish-koordinatori i PD-së ka kritikuar ashpër programin ekonomik të demokratëve, të bërë publik sot nga Lulzim Basha. Ai është shprehur për Report TV se programi ka kontradikta të forta dhe se do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë, nëse do realizohej.
“Programi i PD më kujton shprehjen me ne fitojnë të gjithë. Premtime që duhet të behet kujdes dhe të jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet të mendohet si të kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem.
Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 milionë euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore. Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë dhe shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre. Dhe kjo është 48 milionë euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është.
Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare.
Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 milionë euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por këto pretendime të parealizueshëm është si ta marrësh më qafë ekonominë. Nga një ideologji për thjeshtimin e shtetit në një super shtet. Thonë që gjithçka është falas sepse fjalët janë falas. Është e pamundur, e pa menaxhueshme dhe është shkatërruese për të gjithë sjelljen ekonomike të vendit”, tha Kadia.