Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.
Ka qënë vetë Soreca që e ka konfirmuar një gjë të tillë në rrjetet sociale.
Ai ka shtuar se është mirë me shëndet dhe së bashku me familjen e tij është izoluar në shtëpi.
Statusi i Soreca:
“Pasi iu nënshtrova testit, mora sot konfirmimin se rezultoj pozitiv me Covid19. Jam mirë me shëndet, ashtu edhe familja ime. Ndodhem në vet-izolim në shtëpinë time nga ku mund të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Shqipëri. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”.