Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për infermieren Ronida Hysa, e cila u arrestua ditë më parë pasi i vodhi paratë pacientit me C OVID19 që ishte shtruar në spitalin Infektiv ku më pas ndërroi jetë.
Kështu, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në burg infermieren.
Për pasojë 30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. E reja e cila punonte në Spitalin Infektiv i njohur si Covid 1, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 60 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.
Ndërkohë ajo ka shfaqur pendesë para gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo kishte dy muaj që kish filluar punë në spitalin Covid, pasi më parë punonte në spitalin e Durrësit.
Rasti i 30-vjeçares Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në Spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.
I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.
Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.
Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.