Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës.
Mësohet se një biznesmene italiane dhe pronare e një restoranti është plagosur me thikë.
Dyshohet se autori është bashkëshorti i saj.
Sipas informacioneve dyshja kishin konflikte mes tyre dhe partneri ndodhej aktualisht në “arrest shtëpie”.
Madje ky i fundit ka deklaruar se partnerja i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin.
Për këtë arsye ata janë përleshur fillimisht dhe më pas burri ka marrë thikën për të plagosur të shoqen.
Ajo është dërguar urgjent në spital, ndërsa autori ka rënë në pranga.