Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një shqetësim, ku thekson se numri i të prekurve nga pandemia në vendin tonë është rritur.
Kreu i Shtetit ka publikuar të dhëna nga “Zëri i Amerikës”, dhe shkruan se numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ai shton se ky është numri më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Ndër të tjera ai shkruan se nevojitet një plan i qartë për menaxhimin efikas të situates.
REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.
COVID-19 nuk ndalet me propagandë.
Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.