Një prej rubrikave më të reja në “E Diell” i është dedikuar të gjithë të talentuarve në kërcim, të çfarëdolloj moshe – “Just Dance”.
Ndonëse një rubrikë mjaft interesante dhe që i “zgjat dorën” mjaft talenteve të reja, vëmendjen na e tërhoqi një koment i një prej antarëvet të jurisë, Albi Nakos kundrejt një konkurrenteje.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Albi i drejtohet konkurrentes duke e krahasuar me personazhe të filmit “Planeti i Majmunëve”. Ndonëse koreografi u përpoq ta shfaqte këtë si një batutë (dhe ne qeshëm shume.), ky krahasim jo vetëm që nuk ishte gazmor, por ishte fy.es dhe aspak i sjellshëm ndaj konkurrentes.
Ama, Albi nuk është mjaftuar me kaq, por pasi ka mësuar se konkurrentja ishte 40 vjeçe është shprehur: “Komplimente, por të garosh me këta konkurrentë, pavarësisht energjisë tënde… mendoj që më mirë martohu dhe bëj ndonjë fëmijë”.
Një koment ky aspak i hijshëm, arrogant dhe seksist, që mund të ishte shmangur lehtësisht nga Albi Nako në ekran, por jo vetëm. Kujtojmë se “Just Dance” është një format që i pranon të gjitha moshat, përsa kohë kanë talent dhe aftësi në kërcim dhe performim.