Aurela Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Modelja e njohur, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, mësohet se është 5 muajshe shtatzënë, një lajm i publikuar nga “Kryefjala.com”.
Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani, por duket se tashmë kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë të lumtur krah njëri-tjetrit.
E vërteta është që Aurela mësoi se ishte shtatzënë pak pasi ishte ndarë nga i dashuri dhe ishte kthyer në Shqipëri në fund të vjeshtës. Për shkak të kësaj situate, Aurela ka bërë çdo përpjekje që të rikthejë të dashurin në jetën e saj.
Thashethemet se modelja i kishte dhënë fund lidhjes nisën teksa ajo ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth marrëdhënies së saj me Albanin.