• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Moti në fundjavë/ Meteorologia bën paralajmërimin e fortë: Priten reshje intensive dhe përmbytje në këto zona

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Moti në fundjavë/ Meteorologia bën paralajmërimin e fortë: Priten reshje intensive dhe përmbytje në këto zona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë fundjavës vendi ynë dhe rajoni do të përfshihen nga reshje intensive të cilat rrezikojnë përmbytje në disa zona të vendit si: Shkodër, Lezhë, por dhe Fier e Vlorë.

Lajmin e ka dhënë shefja e zyrës operacionale të Meteoalb Lajda Porja.

Janarin e këtij viti ajo e cilëson si dinamik dhe jashtë parametrave të tij klimatik në të paktën këto 12 vite që ajo studion klimën.

“Po ta vëmë re janari ka qenë teje dinamik ky i 2021. Komplet ndryshe nga këto 12 vjet që unë studioj klimën. Patëm përmbytje, pastaj ngrica. Aktualisht do kemi sërish reshje intensive që presim sot gjatë natës. Nesër kemi një pauzë, ndërsa e diela në mbrëmje dhe e hëna në mëngjes pritet që të sjellë reshje intensive që do sjellin përmbytje. Fundi i janarit sërish do sjellë temperature të ulta. Një janar dinamik dhe jashtë parametrave të tij klimatik. Problematike pritet që të jenë zonat që kanë qenë problematike. Zonat veri dhe veri-perëndimore. Shkodra, Lezha, zonat e nën Shkodrës. Por kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje mesatare edhe në jug. Ajo që është ndryshe me pjesën e parë të përmbytjeve, jo vetëm Shqipëria por edhe rajoni të ketë reshje intensive. Kjo do të bëje që prurjet në Shqipëri të jenë edhe më të mëdha. Edhe zonat jugore, i gjithë pellgu i Vjosës do të ketë prurje të mëdha. Pritet që ky janar për ne të fushës është për tu studiuar dhe pse jo për tu futur në histori”, tha Lajda Porja.

Gjatë këtyre ditëve, Porja shprehet se e pranishme do të jetë edhe era e fortë e cila në det të hapur, do të arrijë edhe 100 km në orë. Kjo do të sjell probleme në lundrimin e anijeve, ndërsa në tokë ngrica.

“Për sa i përket vlerave termike kemi pasur rritje. Nga 2015 deri në 2020 janë 5 vitet më të nxehta. Në çdo muaj janë shënuar temperature më të larta seç duhen. I ftohti polar po godet edhe Shqipërinë. Ky mot i acartë ka qenë shumë i rrallë dhe sa vjen po bëhet më i shpeshtë. Kemi ashpërsim të këtyre fenomeneve. Më të shpeshta dhe më të egra. Nëse përmbytjet kanë qenë një herë në vit tani i kemi më të shpeshta në sezon. Reshje dëbore kemi pasur më pak se vitin e kaluar. Pritet. Parashikohet që e diela dhe e hëna të sjellë 30 cm në juglindje dhe deri në 70 ose 80 cm të në veri. Pritet që sonte gjatë natës të kemi një forcim të ndjeshëm të erës. Era në kanalin e Otrantos të shkoje deri në 100 km në orë. Një shpejtësi shumë e lartë. Pritet që të kemi një det të trazuar gjatë kësaj fundjave. Por me përmirësimin e situatës do kemi ulje të temperaturave. Pritet që termometri të jetë në -6 ose -7. Në fundjavë do kemi probleme në transportin detar kurse gjatë javës në atë rrugor. Me një parashikim të përgjithshëm shkurti pritet të jetë më i ngrohtë, por do kemi reshje. Reshjet do jenë më pak se në janar, por më të larta se mesataret normale që ka shkurti”, përfundoi Porja.

Pas

“Zë magjik” Ilir Meta dekoron Ylli Bakën me titullin “Mjeshtër i Madh”: Pjesë e pandashme e familjeve shqiptare

Para

“A ka jetë pas vdekjes?” Milioneri ofron shpërblimin marramendës për përgjigjen që ‘mundon’ njerëzimin

Para
“A ka jetë pas vdekjes?” Milioneri ofron shpërblimin marramendës për përgjigjen që ‘mundon’ njerëzimin

“A ka jetë pas vdekjes?” Milioneri ofron shpërblimin marramendës për përgjigjen që ‘mundon’ njerëzimin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar