Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes.
Kreu i qeverisë thekson se sa më shumë kalon koha, aq më shumë Ibrahim Rugova lartësohet në sytë e shqiptarëve.
”Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishin qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.