• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk ka fund skandali te “Shefqet Ndroqi”, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion mjekë e infermierë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk ka fund skandali te “Shefqet Ndroqi”, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion mjekë e infermierë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” dyshohet se nuk është e vetmja e përfshirë në skemën e korrupsionit të denoncuar pak ditë më parë. Një emision investigativ tregoi se si një vajze iu zhvatën 8 milionë lekë për të ëmën, e cila ishte shtruar në këtë spital pasi kishte rezultuar me Covid-19.

Sipas Prokurorisë dyshimet se sanitarja Tire Alldervishi ka bashkëpunuar me mjekë dhe infermiere të tjerë ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën në farmaci. Kështu për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientes e librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierëve në 24 orë. Kartelat mjekësore pritet të zbardhin mjekimet që duhej të merrte pacientja dhe më pas do të krahasohen me recetat e ilaçeve. Kjo pritet të vërtetojë nëse gruas së ndjerë i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka treguar denoncueses.



Po ashtu nga prokuroria janë sekuestruar edhe telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar rastin. Ndërkohë, janë marrë edhe kamerat e sigurisë në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ku pamjet e regjistruara pritet të zbardhin personat me të cilët ka pasur komunikim 58-vjeçarja Tire Alldervishi. Pas verifikimeve të para, prokurorët pritet të nisin edhe marrjen e deklarimeve nga mjekë dhe infermierë, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Në funksion të hetimeve, janë marrë në administrim dhe rastet e tjera të denoncimeve të bëra publike ku pretendohet se punonjës të spitaleve Covid kanë marrë ryshfet nga qytetarët për t’u shërbyer të afërmeve të tyre të prekur nga koronavirusi.

Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve të prekur nga Covid-19. Tire Alldervishi pak ditë më parë u la në arre st me bu rg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa pala mbrojtëse pretendoi se përgjimet telefonike nuk janë bërë në përputhje me ligjin, por prokuroria u shpreh që denoncimi nga vajza e pacientes është bërë para se rasti të bëhej publik.

Ja si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë u denoncua pak ditë më parë më parë në emisionin investigativ Stop, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçare, e cila humbi be tejën me Covid pas 28 ditësh lu ftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja, pasi kjo e fundit i kërkonte vlera monetare që t’i kuronte të ëmën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë denoncuesja në kallëzimin e saj penal thotë se, 58-vjeçarja i ishte prezantuar si infermiere në spitalin Covid 2, ndërsa episodet e zhvatjes kanë nisur më 28 nëntor të vitit të kaluar kur mamaja e 30-vjeçares u shtrua në spital. Po ashtu, vajza tregoi të gjithë mekanizmin që është përdorur nga sanitarja për korrupsionin si edhe shumën që i ka dhënë sanitares. Sipas denoncimit të vajzës, Tire Alldervishi i ka kërkuar fillimisht një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin të ëmës. Më pas i ka kërkuar shumën e 10.000 lekëve për doktoreshën dhe 5000 për infermierët.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që vajza ka dhënë vetëm 3,000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Sanitarja i ka marrë të paktën 8 milionë Lekë vajzës së pacientes, e cila pretendon se ajo i ndante me infermierët dhe mjekët, për t’i bërë një shërbim më të mirë nënës së saj

Pas

Lajm i fundit/ Aksident tek mbikalimi i Rinasit

Para

“Prej 12 ditësh në gjëndje të rëndë”, gruaja e Dr Arjan Harxhit i bën papriturën qeverisë

Para
“Prej 12 ditësh në gjëndje të rëndë”, gruaja e Dr Arjan Harxhit i bën papriturën qeverisë

"Prej 12 ditësh në gjëndje të rëndë", gruaja e Dr Arjan Harxhit i bën papriturën qeverisë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar