Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja u shënua në rrugën “5 Maji”.
Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë është dëmtuar kalimtari me inicialet F.A i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.