• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dramatike/ 3 fëmijët në gjendje të mjerueshme, nëna e sëmurë mendore i rreh dhe i lë pa bukë (Video)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dramatike/ 3 fëmijët në gjendje të mjerueshme, nëna e sëmurë mendore i rreh dhe i lë pa bukë (Video)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pak ditë më parë, në numrin e kontaktit të emisionit Fiks Fare, 0693333313 erdhën disa video ku tre fëmijë të moshës 15, 12 dhe 11 vjeç, tregonin gjendjen e mjerueshme të banesës ku jetonin.

Ata qanin, dhe ankoheshin se nëna e tyre i keqtrajtonte, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në njërën nga videot, nëna duket se godet njërën nga vajzat, ndërsa në një tjetër nëna, urdhëron babain të mos e prekë miellin për të bërë petulla për fëmijët, pasi në të kundërt do të thërrasë policinë. Të alarmuar nga kjo gjendje, gazetarët e Fiksit u nisën menjëherë për ta ndjekur si rast.

Në banesën ku jetonin, kishte vetëm dy dhoma, ndërsa energjinë elektrike e merrnin nga komshinjtë. Banjo ishte jashtë banesës pa derë, dhe nuk kishin as ujë të ngrohtë për t’u larë. Ushqimi mungonte dhe fëmijët tregonin që nëna e tyre e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor i rrihte, i linte pa ngrënë dhe i nxirrte jashtë nga banesa në shi e në të ftohtë. Në intervistë nëna pranon që ushtron dhunë mbi fëmijët por e bën nga sëmudja “unë nuk jam për vete e jo më për fëmijët” shprehet ajo. Gazetarëve ajo i kërkon ndihmë për veten e saj që të mund të shtrohet në një qender të specializuar dhe të kurohet. Gjendja e saj e rënduar shihet qartë dhe kuptohet kur shprehet se nuk do që fëmijët e saj të hanë kempin që ajo merr prej 100 mijë lekësh të vjetra. Ata ndihmoheshin nga një zonjë e cila jetonte aty pranë, që i jepte për të ngrënë dhe mundohej të kujdesej për ta. Ajo nuk pranoi të bëhej publike, por gjatë gjithë kohës lutej për ndihmë për këta fëmijë që ishin në mëshirë të fatit. Vajza e madhe, 15 vjeçe, tregon se babai nuk punon, ai mundohet të kujdeset për ta, por për shkak të papunësisë dhe të gjendjes në të cilën jetonin ai i është dorëzuar alkoolit.

Vajzës së madhe e cila është në vitin e parë të gjimnazit, i ka rënë edhe pesha më e madhe, ajo duhet të kujdeset për të vegjlit dhe veten e saj. Por mbi të gjitha sipas saj duhet të durojë edhe akuzat, ofendimet që i bën nëna, edhe pse e justifikon se i bën nga sëmundja. Rreth dy vite më parë, ajo tregon se nëna e akuzoi se ishte shtatëzanë dhe policia e hetoi si ngjarje. Vajzës ju bë një vizitë gjinekologjike dhe doli e pa prekur. Kjo ngjarje u raportua edhe tek Shërbimi Social pranë Bashkisë Kuçovë, por në atë kohë nuk u mor asnjë masë, madje në shërbim, nuk ka asnjë dosje të kësaj familje.

Fiksi u interesua në zyrën e Shërbimit Social, që aktualisht janë duke e trajtuar këtë rast, edhe pse një gjë e tillë duhet të ishte bërë që para tre vitesh. Përgjegjësia e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës tregon se është vënë në dijeni për rastin më datë 31 dhjetor, dhe dosje të mëparshme nuk ka patur. Ajo thotë se është mbledhur menjëherë një grup pune për të shqyrtuar rastin pranë bashkisë dhe është menduar që fillimisht të merren me nënën, duke e shtruar në një qendër të specializuar për persona që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Ndërsa për fëmijët dhe babain është akoma duke u vendosur, duke marrë parasysh interesin më të lartë të fëmijës.

Fiksi kontaktoi edhe me inspektorin e policisë së zonës ku jeton familja, i cili tregon se me rastin është njohur që para tre vitesh, kur nëna akuzoi të shoqin për dhunë në familje. Ai menjëherë nxorri një urdhër mbrojtje. Më pas erdhi akuza për vajzën që sipas tij u hetua dhe pas kontrollit tek mjeku vajza doli e pa prekur. Në atë kohë ai thotë se ka lajmëruar edhe shërbimin social, por nuk di të shpjegojë pse ata nuk kanë vepruar për të ndihmuar këtë familje, që sipas tij jeton në kushte të mjerueshme. Ai thotë se aktualisht është duke udhëtuar me makinë drejt spitalit, ku po dërgon nënën për t’u shtruar që të marrë mjekimet e nevojshme, ndërsa për fëmijët është duke vendosur shërbimi social për t’i ardhur në ndihmë menjëherë.

Pas

Vaksinimi i popullsisë ndaj virusit, Rama zbulon kur pritet të mbyllet i gjithë procesi

Para

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja e famshme

Para
“Pusho në paqe bab!” Zi në familjen e këngëtarit shqiptar, humb babain nga virusi

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja e famshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar