Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka thënë sot në “Opinion” se këto dy ditët e para asnjë staf mjekësor që e ka bërë vaksinën nuk ka shfaqur efektë anësore apo probleme me shëndetin.
Ajo deklaroi se vaksina kineze nuk do aplikohet tek ne dhe se në Tiranë ne kemi kapacitete për të bërë maksimumi 600 vaksina në ditë.
Fevziu: Ka pasur ndonjë person me efekte anësore apo ndonjë shqetësim?
Bino: Për fat të mirë nuk ka pasur.
Fevziu: Kur do të ketë lista të sakta që gjithsecili ta dijë kur do vaksinohet? Dhe a do aplikohen vaksinat kineze?
Bino: Deri tani jo sepse nuk është e kualifikuar nga OBSH.
Fevziu: Sikur të kishit 4.5 mln doza, sa do zgjaste plani i vaksinimit?
Bino: Plani është teorik dhe është bërë për grupet e riskut dhe më pas për grupet e tjera. Ne kemi kapacitete të vaksinojmë 600 qytetarë në ditë vetëm në Tiranë. Po i ngrejmë kapacitetet që të vaksinojmë dhe më shumë. Nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë.
Pyetje: Plani që ju keni i përfshin llojet e vaksinës, kur do të vijnë dhe nga do të vijnë? I keni të sigurta që do t’i merrni të plota?
Bino: Plani ynë është të vaksinojmë me dy doza. Kemi llogaritur deri tani që kemi kapacitete vaksinash për 800 mijë veta, janë 1.6 milionë vaksina.
Gjekmarkaj: Ligji për informim publik vetëm kur është sekret shtetëror nuk nxirret diçka, ligin e ka shkelur kryeministri.
Bino: Unë nuk kam informacion për këtë se nga ka ardhur vaksina.
Gjekmarkaj: Atëherë mos dilni në televizion fare.