Edhe pse në fillim u mbajt sekret nga qeveria, mësohet se dozat e para të vaksinës anti- C OVID19 që erdhën dje në Shqipëri janë prodhuar nga kompania Pfizer në Gjermani.
Kjo gjë tregohet nga dokumentet e zhdoganimit në aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Edi Rama pohoi se vaksinat ishin të kompanisë Pfizer, por preferoi ta mbante sekret emrin e shtetit që i dhuroi Shqipërisë 975 dozat e vaksinës.
Mirëpo sot News 24 ka arritur të sigurojë dokumentet që tregojnë se vaksina është pikërisht e Pfizer dhe është prodhuar në Gjermani.
Gjithashtu, në dokumente specifikohet se aget, shiringat dhe substancat e tjera shoqëruese janë dërguar nga Italia. Vaksina e prodhuar nga “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”, thuhet se është tërhequr dorazi në Rinas nga pala shqiptare.
Gjithsej, në Tiranë ka ardhur nga Gjermania 1 pako me vaksina, me 195 flakonë, të cilët përmbajnë nga 5 doza secili. Në total, janë 975 doza vaksine. Vendi i cili ia ka dhuruar Shqipërisë këto doza mbetet ende mister.
Dokumentet e zhdoganimit te vaksinës, në Rinas: